Ndërlidhjet

Obama autorizon Gardën Kombëtare kundër Ebolës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar Pentagonin që të bëjë gati trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar trajtimin e virusit Ebola në Afrikën perëndimore.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se do të dërgojnë 4,000 ushtarë në këtë vend, për të ndihmuar ndërtimin e njësive të trajtimit.

Por, forcat amerikane nuk do të ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë për të sëmurët.

Afro 4,500 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i virusit Ebola, shumica e tyre në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

Sëmundja ka një shkallë të vdekshmërisë prej më shumë se 50 për qind për ata që infektohen.

XS
SM
MD
LG