Policia kineze ka hequr barrikadat e ngritura nga protestuesit pro demokracisë në Hong Kong.
Operacioni i policisë është zhvilluar në zonën Mong Kok, ku mijëra demonstrues kanë ngritur kampet për afro tri javë.
Protestuesit, shumica studentë, kërkojnë nga Kina zgjedhje plotësisht demokratike më 2017.
Kina, e cila ka kontroll mbi Hong Kongun, ka thënë se qytetarët do të mund të votojnë direkt, porse ajo do të përpilojë listën e kandidatëve.
Hong Kongu është ish-koloni britanike që i është kthyer Kinës më 1997.