Ndërlidhjet

Putin takon Merkelin dhe liderë të tjerë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar mbrëmë vonë në Millano kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Dy zyrtarët kanë biseduar për përmirësimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës, si dhe për çështje të gazit.

Kryetari i shtetit rus do të ketë sot takime me liderë të tjerë të huaj, përfshirë presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Putin ka arritur në Itali pas qëndrimit disaorësh në Beograd, ku ka ndjekur paradën ushtarake me rastin e 70-vjetorit të çilirimit të kryeqytetit serb nga forcat naziste.

Nga Beogradi, Putin ka paralajmëruar Evropën se përballet me rreziqe të mëdha të tranzitit të gazit nga Rusia për këtë dimër.

XS
SM
MD
LG