Ndërlidhjet

Raportet Gjeorgji-Rusi mbeten të dobëta


Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka thënë se përpjekjet e Tbilisit për të normalizuar marrëdhëniet politike me Rusinë deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Garibashvili ka thënë se Qeveria gjeorgjiane ka bërë gjithçka që ka mundur për të përmirësuar raportet dypalëshe me Moskën dhe ka arritur përparim vetëm në sektorin ekonomik.

Partia e tij, Ëndra Gjeorgjiane, ka marrë pushtetin dy vjet më herët, duke u zotuar se do të angazhohet me Moskën.

Gjeorgjia dhe Rusia kanë zhvilluar një luftë të shkurtër më 2008, mi rajonet separatiste gjeorgjiane, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.

XS
SM
MD
LG