Ndërlidhjet

Në Mynih nis gjyqi i ish-zyrtarëve të UDBA-s


Josip Perkoviq

Josip Perkoviq

Në Gjykatën e Lartë në Mynih nis sot gjyqi i ish-zyrtarëve të lartë të shërbimit sekret jugosllav (UDBA), Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e emigrantit kroat, Stjepan Gjurekoviq, në Mynih, më 1983.

Perkoviq është ekstraduar në Gjermani në janar, ndërsa Mustaç në prill të këtij viti.

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tyre qysh në vitin 2005.

Kroacia ka ndryshuar ligjin e saj për të bllokuar ekstradimin vetëm pak ditë para se është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2013.

Nën presionin e Brukselit, ajo ka kthyer mbrapsht ligjin në tetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG