Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Në fondin për Ebolën vetëm 100 mijë dollarë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë një apel urgjent për pagesën e fondeve kundër epidemisë së Ebolës, pasi nisma e mëparshme e OKB-së nuk ka tërhequr donacione të mjaftueshme.

Ban ka thënë se në fondin e planifikuar prej një miliard dollarësh, të cilin e ka lansuar në muajin shtator, kanë arritur vetëm 100,000 dollarë.

Me apelin e fundit, Ban u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë , të cilët kritikojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e Ebolës.

Afro 4,500 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i virusit, shumica e tyre në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

Sëmundja ka një shkallë të vdekshmërisë prej më shumë se 50 për qind tek ata që infektohen.

XS
SM
MD
LG