Ndërlidhjet

logo-print

Vritet lideri militant në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Lideri i grupit militant Jundullah është vrarë në veri të Afganistanit.

Hasib Siddiqi, zëdhënës i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare në Afganistan, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se Mullah Shamsuddin, po ashtu i njohur si Qori Zubair, dhe një tjetër komandant i militantëve, Qori Asad, janë vrarë nga një sulm ajror një ditë më parë.

Siddiqi dhe Zubair kanë qenë të përfshirë në komplotimin e vrasjeve të zyrtarëve të lartë qeveritarë në veri të Afganistanit.

Inteligjenca afgane thotë se Lëvizja Islamike e Uzbekistanit operon në Afganistan me emrin Jundullah.

XS
SM
MD
LG