Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja arreston dy të dyshuar për krime lufte


Bosnje - foto arkivi

Bosnje - foto arkivi

Agjencia shtetërore e hetimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, ka arrestaur dy persona të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës më 1992, në fshatin Medosheviqi të komunës Çajniçe.

Të arrestuarit janë Marijan Jovanoviq dhe Slavko Jovanoviq.

Si pjesëtarë të ushtrisë serbe, ata dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e civilëve në kohë lufte, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG