Ndërlidhjet

Anija-spital e Britanisë niset për në Siera Leone


Ilustrim
Ilustrim

Një anije ushtarake e Britanisë, me spital, tre helikopterë dhe 350 persona, është nisur nga Britania e Madhe për në Siera Leone, në kuadër të luftës kundër Ebolës.

Anijes Argus do t’i duhen dy javë për të arritur në Fritaun, kryeqytetin e Siera Leones.

Njerëzit në bord përfshijnë mjekë dhe inferimierë, si dhe pjesëtarë të Marinës Mbretërore.

Afro 4,500 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i virusit Ebola, shumica e tyre në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar Pentagonin që të bëjë gati trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar trajtimin e virusit Ebola në Afrikën perëndimore.

XS
SM
MD
LG