Ndërlidhjet

logo-print

Shtetrrethim në Ramadi të Irakut


Ramadi

Ramadi

Autoritetet irakiane kanë vendosur shtetrrethim në qytetin perëndimor të Ramadit, në përpjekje për të ngadalësuar avancimin e militantëve të Shtetit Islamik.

Kreu i Këshillit Krahinor të Anbarit, Sabah Karhout, ka thënë shtetrrethimi në kryeqytetin e provincës ka nisur qysh në mesnatë.

Javëve të fundit, militantët kanë avancuar në Ramadi, pavarësisht sulmeve ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për të vendosur shtetrrethim ka ardhur pasi shërbimet irakiane të inteligjencës kanë marrë informacione se militantët synojnë të sulmojnë forcat e sigurisë dhe civilët në Ramadi.

Ramadi ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG