Ndërlidhjet

Azerbajxhanit i tërhiqet vërejtja për të drejtat e njeriut


Azerbajxhan
Azerbajxhan

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në “biseda të ashpra” me zyrtarët në Azerbajxhan, në lidhje me shtypjen e organizatave të të drejtave të njeriut.

Thomas Melia, zëvendësasistent i sekretarit të shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, ka thënë se zyrtarët amerikanë, gjatë bisedave me autoritetet azerbajxhanase, kanë theksuar se sulmet ndaj organizatave joqeveritare, si vendore, ashtu edhe të huaja, janë “të papranueshme”.

Duke folur për “Current Time”, një prodhim i përbashkët televiziv i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës, Melia ka thënë se SHBA-ja i ka thënë Azerbajxhanit se “çelësi i stabilitetit dhe përparimit afatgjatë është pjesëmarrja e qytetarëve në çështjet publike”.

Melia ka thënë se mesazh i njëjtë i është dërguar edhe Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG