Ndërlidhjet

Politika e Serbisë "duhet të jetë në përputhje me BE-në"


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se BE-ja, në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë, u bën thirrje të gjithë partnerëve në botë që “të mos shkojnë në tregun rus”.

Duke folur për vendet që po negociojnë anëtarësinë në BE, Kocijançiq ka thënë se këto shtete duhet gradualisht të ndryshojnë politikat e tyre në përputhje me politikën e jashtme të bllokut.

“Për marrëdhëniet Serbi-Rusi nuk kam koment të veçantë”, ka thënë Kocijançiq, duke kujtuar një deklaratë të sajen para vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, të enjten në Beograd.

“Serbia është kandidate që është duke negociuar anëatarësinë në BE. Pritet që ajo të shprehë orientimin e saj pro-evropian”, ka thënë Kocijançiq.

Serbia ka thënë se ka raporte miqësore me Rusinë dhe se nuk do ta sanksionojë atë për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG