Ndërlidhjet

Ukraina – Rusia, afër marrëveshjes për gazin


Gjatë takimit sot në Milano, mes Presidentit rus Vladimir Putin, atij ukrainas Petro Poroshenko, të francës Francois Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel

Gjatë takimit sot në Milano, mes Presidentit rus Vladimir Putin, atij ukrainas Petro Poroshenko, të francës Francois Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë se ‘pak progres’, është arriur gjatë bisedimeve, lidhur me çështjen e furnizimit me gaz nga Rusia.

Poroshenko, ka folur, sot, gjatë samitit Euro-Azi të mbajtur në Milano të Italisë, pas bidedimeve që janë mbajtur me Presidentin rus, Vladimir Putin, atë francez Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rusia ka ndalur furnizimin me gaz në Ukrainë, ndërsa po kërkon që Kievi t’i paguaj asaj miliarda dollarë që konsiderohet se Ukraina u ka mbet borgj rusëve.

“Disa parametra bazike, janë arritur në kontratën e re me Moskën, por për detaje të tjera lidhur me pagesën e gazit, do të bisedojmë më tutje”, ka thënë Poroshenko.

Vet presidenti rus, i ka konsideruar bisedimet si ‘të mira’.

Lidhur me krizën në Ukrainë, kancelarja gjerman Merkel, ka thënë se nuk është bërë ndonjë përparim akoma, dhe se luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG