Ndërlidhjet

Boko Haram do t’i lirojë 200 vajzat e rrëmbyera, me një kusht


Pjesëtar të Boko Haram
Pjesëtar të Boko Haram

Qeveria e Nigerisë ka arritur një marrëveshje për armëpushim me grupin militant islamik Boko Haram.

Mediat në Nigeri, kanë cituar sot, udhëheqësin e shtabit të mbrojtjes, Alex Badeh, i cili ka thënë se ka urdhëruar trupat e vendit që menjëherë të zbatojnë armëpushimin.

Mësohet, se bazë marrëveshjes së armëpushimit, Boko Haram, do t’i lirojë mbi 200 vajza nxënëse, që ky grup i ka rrëmbyer para gjashtë muajve.

Boko Haram, i cili ka zhvilluar një kryengritje në Nigeri që nga viti 2009, ka kërkuar lirimin e ekstremistëve të burgosur në këmbim të 200 vajzave.

XS
SM
MD
LG