Ndërlidhjet

Putin dhe Poroshenko, bisedojnë ballë për ballë


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas Petro Poroshenko, gjatë takimit sot ne Milano të Italisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas Petro Poroshenko, gjatë takimit sot ne Milano të Italisë.

Dy presidentët, ai rus Vladimir Putin dhe ukrainas Petro Poroshenko, kanë filluar një takim mes vete, mbas dyerve të mbyllura, në Milano të Italisë.

Takimi mes tyre, po ndodh, pasi që kanë marrë pjesë në samitin Euro-Azi, dhe pasi që të dy janë takuar fillimisht me Presidentin francez Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pas takimit mes katër përfaqësuesve shtetëtor, Poroshenko ka thënë, se ‘është arritur pak progres’, lidhur me furnizimin me gaz nga Rusia në Ukrainë.

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Ukrainë, duke kërkuar nga ky vend që të paguaj një borgj prej miliarda eurove.

Përveq problemeve me gaz, liderët kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë, ku separatistët pro-rusë të mbështetur edhe nga Rusia, po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase.

Moska, është akuzuar nga Perëndimi për aneksimin e Krimesë në muajin mars, dhe për përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG