Ndërlidhjet

logo-print

Ron Klain, amerikani që do merret me Ebolën


Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtëpia e Bardhë në Uashington

Presidenti amerikan, Barack Obama ka caktuar Ron Klain si koordinator të shtetit për tu marrë me rastin Ebola.

Emërimi i tij, ka ndodhur sot, pas presionit mbi Obamën që të emërojë një person në krye të veprimet të sigurisë shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, dhe për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit të sëmundjes, nga e cila në Afrikën Perëndimore kanë vdekur më shumë se 4.500 njerëz.

Shtëpia e Bardhë, ka lajmëruar se Klain, ish shef i zyrës së zëvendëspresidentit Joe Biden, do të njoftojë mbi gjendjen tek Susan Rice këshilltaren për siguri kombëtare, dhe tek Lisa Monaco udhëheqëse e divizionit për siguri dhe antiterrorizëm.

XS
SM
MD
LG