Ndërlidhjet

logo-print

Forcat irakiane, po përparojnë kundrejt IS


Ilustrim

Ilustrim

Komandanti i lartë amerikan në Lindjen e Mesme, ka njoftuar se forcat irakiane po përparojnë për të rikthyer pjesët që janë uzurpuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Gjenerali, Lloyd Austin ka thënë të premtën në Virgjinia se si rezultat i sulmeve ajrore të SHBA-së, kundër IS, militantët po frikësohen që të zgjerohen me grupet e tyre, pasi siç është shprehur ai ‘nga frika se do të goditen nga ne’.

Por ai ka shtuar se pavarësisht përparimeve, ende duhet kohë që forcat irakiane të kthejnë në duar të shtetit, vendin e tyre.

Austin, po ashtu ka shtuar se SHBA, është e fokusuar me sulmet e saj ajrore përreth Kobanit, vend ky në Siri, afër kufirit me Turqinë, për arsye se IS aty po zhvillon sulmet më të mëdha, në përpjekje për të uzurpuar atë vend.

Edhe pse në atë pjesë janë vrarë shumë militantë, dhe janë bërë disa përparime, Austin ka shtuar se rreziku që Kobani të bie në duar të militantëve të IS, vazhdon të jetë i lartë.

XS
SM
MD
LG