Ndërlidhjet

Poroshenko i pakënaqur me marrëveshjen me Rusinë


Petro Poroshenko, Presidenti ukrainas, gjatë vizitës së të premtës në Milano të Italisë.

Petro Poroshenko, Presidenti ukrainas, gjatë vizitës së të premtës në Milano të Italisë.

Para pak çastesh ka mbaruar takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Petro Poroshenko, në Milano të Italisë.


Mbas takimit, Presidenti ukrainas, Poroshenko ka bërë të ditur se kanë arritur ‘rezultate jo praktike’ lidhur me zgjidhjen e çështjes së furnizimit të Ukrainës me gaz nga Rusia.


Mbi këtë ka folur edhe, Presidenti rus Vladimir Putin.
Ai ka thënë se mes tij dhe Poroshenkos është arritur marrëveshje lidhur me furnizimin me gaz të Ukrainës për periudhën e dimrit.


Takimi mes tyre, prapa dyerve të mbyllura ka zgjatur 45 minuta.
Ata janë takuar, pas marrjes pjesë në një samit Eureo-Azi në Milano të Italisë, që u zhvilluar të premtën.


Të njëjtën ditë më herët, të dy presidentët janë takuar edhe me Presidentitn francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel
Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Ukrainë, duke kërkuar nga ky vend që të paguaj një borgj prej miliarda eurove.


Përveq problemeve me gaz, dy liderët kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë, ku separatistët pro-rusë të mbështetur edhe nga Rusia, po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase.


Moska, është akuzuar nga Perëndimi për aneksimin e Krimesë në muajin mars, dhe për përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG