Ndërlidhjet

Amerikanët me sulme të reja në Kobani


Ilustrim
Ilustrim

Avionët ushtarak të Shteteve të Bashkuara, kanë vazhduar me sulmet e tyre ajrore edhe të premtën, ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobani të Sirisë.

Të premtën, ata kanë hedhur gjashtë sulme ajrore mbi pozicionet e militantëve të IS, afër Kobanit, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë.

Ndërkohë që të njëjtën ditë, aleatët e SHBA-së, kanë vazhduar me sulmet e tyre ajrore ndaj IS, në Irak.

Siç njofton Qendra Komanduese e SHBA-së, forcat ajrore amerikane kanë goditur baza të IS, makina e municione të tyre, si dhe bazën e naftës në Shadadi, nga e cila militanët e IS, janë furnizuar për të bërë kontrabandë me naftë.

Por, në deklaratën e SHBA-së, nuk tregohet se cilat shtete aleate, kanë sulmuar të premtën militantët e IS, në Irak.

XS
SM
MD
LG