Ndërlidhjet

OKB: KS kërkon fushatë më të fuqishme kundër IS-it


Pamje nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pamje nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zgjerim dhe mbështetje më të fuqishme për forcat e Irakut, që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Në deklaratën e mbrëmshme, Këshilli i Sigurimit theksoi se kundër grupit militant, Shteti Islamik, duhet të luftohet “me të gjitha mjetet”, pasi “jotoleranca, dhuna dhe urrejtja që e praktikon duhet të ndalet”.

Këshilli i Sigurimit, po ashtu, ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar “mëtutje ta forcoj dhe zgjeroj mbështetjen për qeverinë e Irakut, përfshirë focat e sigurisë së Irakut, në luftën kundër IS-it”.

Për disa javë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuarai vazhdon t’i bombardoj nga ajri pozicionet e grupit Shteti Islamik, në Irak dhe Siri, derisa forcat e Irakut dhe ato kurde, të njohura me emrin peshmerga, zhvillojnë luftë kundër militantëve në terren.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Turqisë, që është fqi i Sirisë dhe Irakut, për të marrë rrol më të madh në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG