Ndërlidhjet

Shqipëri: Një fluturake digjitale në një ndeshje në Vlorë


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Një fluturake digjitale me flamurin e Shqipërisë ka fluturuar mbi stadiumin e futbollit gjatë një ndeshjeje vendëse, tri ditë pasi një fluturake e ngjashme ka shkaktuar ndërprerjen e takimit ndërkombëtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Në fotografitë televizive të takimit të djeshëm ndërmjet Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë, është parë fluturakja digjitale duke bartur flamurin e Shqipërisë.

Ndeshja nuk është ndërprerë, ndërsa rezultati përfundimtar ishte i barabartë1:1.

Mëtutje, agjencia AP nga Tirana raporton se udhëheqës të klubit nuk kanë mundur të kontaktohen, ndërsa policia nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme.

XS
SM
MD
LG