Ndërlidhjet

Tenis: Zyrtari rus gjobitet lidhur me komentet për motrat Williams


Motrat Serena dhe Venus Williams (djathtas) pas një fitoreje në Londër në gusht të vitit 2012

Motrat Serena dhe Venus Williams (djathtas) pas një fitoreje në Londër në gusht të vitit 2012

Presidenti i Federatës së Tenisit të Rusisë, Shamil Tarpischev, është gjobitur dhe suspenduar nga tenisi femëror për një vit, pasi yjet e tenisit, Venus dhe Serena Williams, i ka cilësuar si “vëllezërit Williams” dhe se ato ishin “të frikshme” për t’i shikuar.

Kryesuesja e Asociacionit të Tenisit Femëror (WTA), Stacey Allaster, tha mbrëmë se Tarpischev do të gjobitet me 25 mijë dollarë amerikanë dhe do të shkarkohet nga posti i shefit të turneut Kupa e Kremlinit në Moskë.

Stacey Allaster tha se komentet e Tarpischevit ishin “ofenduese” dhe “poshtëruese”, dhe se ai do të duhej të kërkonte falje nga motrat Williams.

Komentet lidhur me motrat Williams, Shamil Tarpischev, që është edhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i ka bërë gjatë një emisioni televiziv, javën e kaluar.

Zoti Tarpischev tha sot se komentet e tij ishin shaka dhe se nuk e kupton se për çfarë arsye ai është dënuar.

Tenistja amerikane, Serena Williams, është e plasuar në pozitën e parë të listës së lojtareve më të mira në botë dhe deri tash i ka fituar 18 tituj Grand Slem. Edhe motra e saj, Venus, po ashtu ka arritur suksese të dalluara në lojën e tenisit.

XS
SM
MD
LG