Ndërlidhjet

Platini: Ajo që ka ndodhë në takimin Serbi – Shqipëri, e turpshme


Michel Platini

Michel Platini

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, tha se zhvillimet që kanë ndodhur në Beograd, në ndeshjen Serbia – Shqipëria, janë të “turpshme”.

“Ajo që ka ndodhur ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është turp. Ne me gjasë të mëdha, do të imponojmë sanksione. Ne po presim për raport nga gjyqtari, delegatët, raport nga zyrtarët e sigurisë, që janë dërguar special për këtë duel të rrezikut të lartë. Pra, ne po presim për këto raporte dhe komiteti disiplinor do të marrë vendim. Ky është organ i pavarur dhe do të marrë vendim”, tha dje Mishel Platini, në një intervistë për radion France Info, lidhur me ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit, në vitin 2016, që u zhvillua në Beograd më 14 tetor, por u ndërpre në minutën 42, pasi një objekt digjital fluturoi mbi stadium dhe shkaktoi incident.

Nga ana tjetër, të dy palët, Serbia dhe Shqipëria, e akuzojnë njëra-tjetrën për shkaqet, që kanë çuar në ndërprerjen e ndeshjes.

XS
SM
MD
LG