Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet – tre ushtarë dhe një shef policor të vrarë


Policët afganë në vendin e një sulmi të mëparshëm me bombë në provincën Helmand

Policët afganë në vendin e një sulmi të mëparshëm me bombë në provincën Helmand

Nga një sulm vetëvrasës kundër një konvoji të forcave të sigurisë së Afganistanit, janë vrarë së paku tre ushtarë dhe janë plagosur pesë të tjerë, ka thënë policia.

Sulmi ka ndodhur sot në provincën jugore Helmand.

Njëherësh, policia në provincën lindore Khost ka njoftuar se një shef i lartë i policisë është vrarë nga një sulm me bombë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Kohëve të fundit raportohet se militantët talibanë i kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër forcave të jashtme dhe atyre afgane, derisa pjesa më e madhe e ushtarëve ndërkombëtarë po përgatiten për tu larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG