Ndërlidhjet

Ukrainë – Rusi: Sinjalizohet progres për gazin


Petro Poroshenko (djathtas) dhe Vladimir Putin (krejtësisht majtas) duke biseduar, derisa presidenti francez Fracois Hollande e ndjek këtë takim

Petro Poroshenko (djathtas) dhe Vladimir Putin (krejtësisht majtas) duke biseduar, derisa presidenti francez Fracois Hollande e ndjek këtë takim

Pas bisedimeve në Milano të Italisë, Ukraina dhe Rusia kanë sinjalizuar progres kah zgjidhja e mospajtimit të tyre lidhur me furnizimet me gaz natyror.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, janë takuar tri herë gjatë ditës së djeshme.

Pas takimeve, Poroshenko tha se “ne kemi një progres të caktuar për çështjen e gazit, por kanë mbetur disa detaje, që duhet të diskutohen”.

Zoti Putin, po ashtu, ka sinjalizuar se marrëveshja është afër, por ka theksuar se Ukraina duhet t’i paguajë borxhet e kaluara ndaj Rusisë, për gazin, që e kishte marrë para se Moska ta ndalte furnizimin për Ukrainën.

XS
SM
MD
LG