Ndërlidhjet

Hong-Kong: Përleshje të reja ndërmjet protestuesve dhe policisë


Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Hong-Kong
Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Hong-Kong

Në Hong-Kong sot kanë shpërthyer përleshje të reja ndërmjet protestuesve për demokraci dhe policisë speciale.

Policia ka përdorë shkopinj për t’i zmbrapsur protestuesit nga hapësira qendrore në Hong-Kong, në ditën e katërt me radhë të konfrontimeve të dhunshme gjatë demonstratave trijavore.

Disa protestues, shumica e të cilëve janë studentë, ishin përgjakur dhe lënduar në përleshje dhe u është dhënë ndihmë mjekësore.

Demonstruesit kanë bartur çadra dhe syze për tu mbrojtur nga shkopinjtë dhe spreji me piper i policisë.

Protestuesit kërkojnë që zgjedhjet e ardhshme për lider të Hong-Kongut në vitin 2017 të jenë të lira, por autoritetet e Kinës insistojnë në kandidimin e seleksionuar.

XS
SM
MD
LG