Ndërlidhjet

Daçiq: Beogradi e dëshiron vazhdimin e dialogut me Prishtinën


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se Beogradi e dëshiron dialogun me Prishtinën, por aktualisht pritet konstituimi i institucioneve të Kosovës.

“Theksoj se Serbia e dëshiron vazhdimin e dialogut dhe implementimin e plotë të të gjitha marrrëveshjeve”, tha Ivica Daçiq, me rastin e dyvjetorit të fillimit të bisedimeve të Serbisë me Kosovën, në nivel të kryeministrave.

“E presim konstituimin e pushtetit në Prishtinë”, i tha Daçiq agjencisë Beta.

Ivica Daçiq, i cili si kryeministër i Serbisë, prej 19 tetorit 2012, kur nën “vellon e fshehtësisë” ka filluar dialogu, me Hashim Thaçin është takuar afro 40 herë.

“Serbia për të parën herë nuk është shënuar si shkak i krizës, i ka marrë vlerësimet më pozitive për kontribut në dialog, dhe sikur të mos kishte pasur sukses, Serbia nuk do të kishte lëvizur kaq shumë në rrugën evropiane, dhe nuk do të ishte cilësuar pozitivisht për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Ivica Daçiq.

XS
SM
MD
LG