Ndërlidhjet

Rusi: Asnjë nëndetëse nuk është e involvuar në misterin në Suedi


Pamje nga Stokholmi

Pamje nga Stokholmi

Rusia thotë se asnjë nga nëndetëset e saj nuk është e involvuar në atë që Suedia e quan “aktivitet i jashtëm nënujor” në ujërat afër kryeqytetit Stokholm.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka kumtuar sot se “nuk ka pasur situata të parregullta dhe bile edhe më pak aksidente me involvimin e anijeve detare ruse”.

Gazeta e respektuar suedeze, Svenska Dagbladet, ka raportuar se një nëndetëse e dëmtuar ruse është në fokus të kërkimit nga ushtarët, helikopterët dhe anijet e Suedisë, që ka filluar para dy ditësh.

Sipas gazetës, ushtria e Suedisë e ka zënë një sinjal shqetësues në gjuhën ruse, që ishte dërguar në bazën detare në portin Kaliningrad.

Ushtria suedeze ka refuzuar të komentoj lidhur me raportin e gazetës.

Operacioni po bëhet në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet vendeve skandinave dhe baltike me Rusinë, për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG