Ndërlidhjet

logo-print

Në Sinaj – 6 të vrarë nga eksplodimi


Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Sinaj

Pamje pas një sulmi të mëhershëm në Sinaj

Zyrtarët e Egjiptit thonë se nga një bombë në gadishullin e Sinajit janë vrarë së paku gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe katët të tjerë janë plagosur seriozisht.

Sulmi ka ndodhur sot, tri ditë pasi nga një shpërthim i ngjashëm janë vrarë dy policë në jug të El- Arishit, kryeqytet i provincës në Sinajin verior.

Raportohet se militantët rregullisht ndërmarrin sulme kundër trupave qeveritare dhe forcave të sigurisë në Sinajin verior.

Në muajin shtator, nga dy sulme me bomba janë vrarë së paku 17 policë.

Përgjegjësinë për këto sulme e pat marrë grupi militant, Ansar Beit al-Maqdis.

XS
SM
MD
LG