Ndërlidhjet

logo-print

Novi Sad: Policia do t’i gjejë sulmuesit ndaj dyqaneve të shqiptarëve


Pamje nga sulmi i sotëm kundër një xhamije në Suboticë

Pamje nga sulmi i sotëm kundër një xhamije në Suboticë

Drejtori i policisë së Serbisë, Millorad Veloviq, ka premtuar sot në Novi Sad se policia shumë shpejt do t’i gjejë personat që kanë kryer sulme kundër furrave dhe ëmbëltoreve të pronarëve shqiptarë në këtë qytet.

“Dëshirojmë të dërgojmë porosi të qartë se nuk do të lejojmë rrezikimin e sigurisë së qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare dhe se policia shumë shpejt do t’i gjejë kryesit e këtyre veprave dhe do t’i sjellë para drejtësisë”, u tha gazetarëve zoti Veloviq.

Policia e Novi Sadit sot ka kumtuar se e ka sqaruar sulmin e mbrëmshëm në një ëmbëltore në Beçej, që është pronë e një banori shqiptar.

Nga ana tjetër, kryetari i qytetit të Suboticës, Jene Maglai, e ka vizituar një xhami, e cila mbrëmë ishte ndezur në këtë qytet dhe e ka dënuar sjelljen vandale, duke kërkuar që autoritetet të ndërmarrin çdo gjë të mundshme për zbulimin e autorëve.

Mediat lokale raportojnë se ishte ndezur vetëm dera e xhamisë, sot herët në mëngjes, raporton agjencia Beta.

Organizatat joqeveritare dhe qytetarët e Novi sadit për të entjen kanë paralajmëruar tubim të madh antifashist në këtë qytet, për të protestuar kundër sulmeve në furrat dhe ëmbëltoret e pronarëve shqiptarë.

XS
SM
MD
LG