Ndërlidhjet

Shërohet nga Ebola infermierja spanjolle


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Spanjës ka bërë të ditur se infermierja Teresa Romero, e cila ka qenë personi i parë që është infektuar me Ebola jashtë Afrikës, nuk vuan më nga sëmundja vdekjeprurëse.

Romero është hospitalizuar më 6 tetor në Madrid.

Analizat e fundit tregojnë se organizmi i saj është pastruar nga virusi.

Romero është infektuar pasi ka trajtuar dy misionarë spanjollë, të cilët janë kthyer nga Afrika perëndimore.

Ebola ka vrarë mbi 4,500 njerëz, shumica në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

XS
SM
MD
LG