Ndërlidhjet

logo-print

Kosova ende nën ngërç politik


Prishtinë

Prishtinë

Kosova nis edhe një javë pa zgjidhje të ngërçit politik rreth formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar maratonë takimesh me liderët partiakë, të cilët i ka alarmuar se vendi mund të zhytet në një krizë politike, financiare dhe buxhetore.

Këtë fundjavë, në Kosovë ka qëndruar edhe senatori amerikan, Christopher Murphy, i cili u ka bërë thirrje partive politike që të sakrifikojnë për të mirën e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve, zotohet se do t'i formojë institucionet, por kandidati i saj për kryetar të Kuvendit nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme.

Në anën tjetër, blloku i partive LDK – AAK - Nisma dhe Vetëvendosje, duke u thirrur në një marrëveshje të brendshme koalicioni, po përpiqet të marrë drejtimin e Kuvendit, por ai sfidohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila këtë të drejtë ia ka dhënë vetëm PDK-së.

XS
SM
MD
LG