Ndërlidhjet

Australia heq kufizimet për gratë e mbuluara


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Australisë ka ndryshuar vendimin, i cili u ka mundësuar qasje të kufizuar grave me mbulesë myslimane në parlamentin e vendit.

Javë më parë, ligjvënësit kanë thënë se çdokush që viziton ndërtesën me fytyrë të mbuluar, duhet të ulet në një zonë të veçantë të galerisë publike.

Vendimi është parë në masë të madhe si diskriminues ndaj grave myslimane.

Me ndryshimet e fundit, vizitoret e mbuluara duhet të tregojnë fytyrën e tyre shkurtimisht te zyrtarët e sigurisë.

“Vizitoret, me fytyra të mbuluara, janë të lira të lëvizin në hapësirat publike të ndërtesës, përfshirë të gjitha galeritë”, ka thënë Deparatamenti i Shërbimeve Parlamentare.

XS
SM
MD
LG