Ndërlidhjet

Forcat e huaja “nxisin” protestat në Hong Kong


Hong Kong

Hong Kong

Udhëhehqësi i Hong Kongut ka thënë se forcat e huaja kanë rol në protestat pro demokracisë që kanë paralizuar pjesë të qytetit.

Shefi ekzekutiv, Leun Chun-Ying, ka thënë në një intervistë televizive se “forcat e jashtme”, nga vende të tjera, kanë inkurajuar protestat masive që kanë bllokuar rrugët kryesore për tre javë.

Ai, megjithatë, nuk ka pranuar t’i identifikojë ato.

Protestuesit, shumica studentë, kërkojnë nga Kina zgjedhje plotësisht demokratike më 2017.

Kina, e cila ka kontroll mbi Hong Kongun, ka thënë se qytetarët do të mund të votojnë direkt, porse ajo do të përpilojë listën e kandidatëve.

Mediat kineze kanë akuzuar vazhdimisht “forcat anti-Kinë”, si Shtetet e Bashkuara, për manipulim të protestuesve.

XS
SM
MD
LG