Ndërlidhjet

Ashton: BE diskuton për Ukrainën, Rusinë…


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se Këshilli i Punëve të Jashtme të bllokut do të takohet sot për të diskutuar statusin e armëpushimit në lindje të Ukrainës dhe për një rishikim të mundshëm të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Ajo i ka bërë këto komente pas arritjes në Luksemburg, për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

Përveç Ukrainës, shefat e diplomacive evropiane kanë në agjendë edhe situatën në Lindjen e Mesme, si dhe luftën kundër virusit vdekjeprurës të Ebolës.

XS
SM
MD
LG