Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ndihmon në transferimin e kurdëve në Kobani


Pamje nga Kobani

Pamje nga Kobani

Qeveria turke, po ndihmon në transferimin e luftëtarëve kurd të Irakur për në qytetin sirian Kobani, aty ku po bëhet lufta më e madhe me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar për këto ndryshime politike, sot në Ankara.

Ai u ka thënë gazetarëve se bisedimet mbi këtë çështje janë duke vazhduar, por ka refuzuar të jep detaje të tjera.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan më 18 tetor, ku kanë diskutuar për situatën në Kobani.

Më 19 tetor, forcat ushtarake amerikane, kanë ndihmuar luftëtarët kurd në Kobani, duke i furnizuar nga ajri me armë, municione e gjëra tjera luftarake.

Ushtria amerikanë, ka njotuar se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar më shumë se 135 sulme ajrore kundër militantëve të IS në Kobani.

Tash një muaj, kurdët në Kobani po ballafaqohen me sulme të ashpra nga militantët e IS, të cilët po pretendojnë të uzurpojnë edhe këtë vend.

XS
SM
MD
LG