Ndërlidhjet

Ashton do të bisedojë me Iranin, derisa të arrihet marrëveshja


Shefja e politikave të jashtme të BE-së Catherine Ashton, gjatë një takimi të mbajtur më 15 tetor në Vjenë me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Shefja e politikave të jashtme të BE-së Catherine Ashton, gjatë një takimi të mbajtur më 15 tetor në Vjenë me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ka thënë sot se ajo do të vazhdojë të kryesojë negociatat bërthamore me Iranin deri sa të arrihet marrëveshja, edhe nëse humbet afati i përcaktuar në nëntor.

Mandati pesë vjeçar i Ashton, si shefe e politikës së jashtme mbaron në fund tëkëtij muaji, dhe ajo ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të negociatave për çështjet bërthamore të Iranit deri më 24 nëntor, afati ky i fundit i përcaktuar për të arritur një marrëveshje lidhur me përogramet bërthamore të këtij vendi.


E pyetur nëse do të vazhdojë diskutimet, në rast se 24 nëntori kalon dhe nuk arrihet marrëveshja, ajo u ka thënë gazetarëve në Luksemburg:”Më është kërkuar që të qëndrojë deri sa të arrihet marrëveshja”.

Ashton, po bisedon me delegacionin e Iranit, në emër të gjashtë fuqive botërore të përfshira në këto bisedime: SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Gjashtë këto shtete, po kërkojnë nga Irani që të ndërpres zhvillimet e mëtutjeshme të programeve bërthamore.

XS
SM
MD
LG