Ndërlidhjet

Shpërthim në Indi, 8 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Një shpërthim që ka ndodhur sot në fabrikën e fishekzjarrëve në jug të Indisë, ka vrarë më së paku tetë persona. Shpërthimi ka ndodhur një ditë para se të mbahet fillon festivali ‘Hindu’, që fillon të martën dhe zgjat një javë, gjatë të cilit përdorimi i fishekzjarreve është i lartë.

Aksidenti fatal, ka ndodhur kohën kur shteti po përpiqet që të mbyll fabrikat e prodhimit të tyre, ku shumjica janë ilegale, dhe disa prej tyre janë mbyllur.

Por këto fabrika, janë ndër të vetmet vende, ku punojnë të varfërit indian.

Sipas televizionit NDTV, 30 persona kanë qenë brenda, gjatë shpërthimit të fabrikës.

Në fillim të këtij viti, 15 persona kanë vdekur, nga një tjetër shpërthim i një fabrike të tillë në qendër të Indisë.

XS
SM
MD
LG