Ndërlidhjet

logo-print

120 persona në SHBA, nën vëzhgim për shkak sëmundjes Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, tregojnë se 120 persona po mbahen të monitoruar, për shkak mundësisë që ata kanë mundur të infektohen me virusin vdekjeprurës Ebola.

Kjo për shkak se këta 120 persona, kanë mundur të kenë pasur kontakt me tre të sëmurit me Ebola, në Dellas të Teksasit.

Sipas zyrtarëve shëndetësor, 43 persona kanë kaluar periudhën e vëzhgimit prej 21 ditëve, dhe ata tani janë jashtë rrezikut.

Por të tjerët, vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

7 nëntori, është dita kur mbaron perioda e ekzaminimit për të gjithë personat që po monitorohen.

Pas vdekjes së pacientit me Ebola, i cili kishte arritur në spitalin në Dallas, pasi ishte kthyer nga Liberia, dy infermiere që kanë pasur kontakt me të sëmurin janë sëmurë në këtë spital.

Këto tri raste kanë bërë që edhe 120 persona, të gjithë të dyshuar se kanë pasur ndonjë kontakt me infermieret e sëmura, mund ta kenë marrë edhe ata virusin Ebola.

XS
SM
MD
LG