Ndërlidhjet

logo-print

55 irakian shiit të vdekur për dy ditë


Para xhamisë në Bagdad, ku ka shpërthyer bomba.

Para xhamisë në Bagdad, ku ka shpërthyer bomba.

Nga sulmet vetëvrasëse me bombë, me qëllim të vrasjes së myslimanëve Shiit në Irak, vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë vrarë 55 persona.

Sot, një sulm vetëvrasës me bombë ka shpërthyer në xhaminë Shiite në Bagdad, ku janë vrarë 17 predikues, ndërkohë që një bombë tjetër ka shpërthyer në qytetin Karbala, me çrast kanë vdekur 16 persona.

Sipas policisë, një person ka hedhur vehtën ne ajër, në mesin e predikuesve, derisa ata po dilnin nga xhamia.

Kurse në Karbala, tri makina, kanë shpërthyer duke vrarë 16 personat dhe plagosur 40 të tjerë.

Para vetëm, një ditë, një sulm i ngjajshëm vetëvrasës ka ndodhur në një xhami po ashtu Shiite, në perëndim të Bagdadit, ku janë vrarë 22 persona.

Nga këto sulme, të kryera nga militantët e Shtetit Islamik (IS), për vetëm 2 ditë, janë vrarë 55 Shiit.

XS
SM
MD
LG