Ndërlidhjet

logo-print

BE kërkon 1.27 miliard dollarë për të luftuar Ebolën


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian, është angazhuar të hënën për të rritur përpjekjet e saj, në gjetjen e 1.27 miliard dollarëve, për të ndihmuar Afrikën Perëndimore, ku po dominon sëmundja vdekjeprurëse Ebola.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, nga sot, kanë filluar një javë të aktiviteteteve për të luajtur një rol aktiv në rritjen e reagimit ndërkombëtar për Ebolën, për shkak se sipas tyre, deri më tani nuk është bërë mjaftueshëm për ta shkatërruar virusin, nga i cili deri më tani kanë vdekur më shumë se 4.500 persona.

Kryeministri britanik, David Cameron ka kërkuar që të organizohet një samit dy-ditor me liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së, për të mbledhur 1. 27 miliard dollarët, për Afrikën Perëndimore.

“Është koha për të vepruar tani, nëse duam që të luftojmë këtë virus”, ka thënë Robero Bertollini, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në BE.

Deri më tani, shtetet e BE-së, kanë kontribuar me rreth 640 milion dollarë për Ebolën, prej të cilave 204 milion janë dhënë nga Britania e Madhe.

“Paratë janë shumë me rëndsi, stafi mjekësor është shumë me rëndësi, dhe pajisjet janë shumë me rëndësi”, është shprehur Catherine Ashton, shefe e politikave të jashtme të BE-së.

XS
SM
MD
LG