Ndërlidhjet

I hedhin acid, pse nuk u mbulua mirë


Pamje e një gruaje e sulmuar me acid

Pamje e një gruaje e sulmuar me acid

Autoritetet e Iranit, kanë arrestuar disa persona, të dyshuar se kanë hedhur acid në fytyrën e një gruaje, me arsyetimin se gruaja nuk e kishe vendosur mirë shaminë mbi kokë, kanë njoftuar të hënën autoritetet e vendit.

Morteza Mir Bagheri, zëvendësministër i punëve sociale, ka thënë se ‘tre persona’ të dyshuar janë arrestuar, të cilët thuhet se janë të përfshirë në sulme të tilla, në vendin e tretë më të madh në Iran, Isfahan, gjë që ka shkaktuar zemërim të klerikëve dhe tek populli.

Hossein Ashtari, komandant i policisë në Isfahan, ka thënë se të arrestuarit dyshohet se kanë ‘probleme mentale’.

Foto të viktimës, janë paraqitur në agjencinë e lajmeve IRNA, ku një grua e mbuluar me fashë, shihet e shtrirë në spital.

Një dëshmitar, ka folur për IRNA, duke spjeguar se si një grua për një moment ka filluar të bërtas, ‘po digjem, po digjem’.

Dëshmitari ka treguar se gruaja të cilës i kanë gjuajtur acidin, ishte në një makinë, dhe kur ka dal prej makinës, ka hequr mbulesën nga koka.

“Në atë moment e kam parë se gruaja ishte e mbuluar me acid, i ishin djegur edhe rrobat’, citohet ky dëshmitar.

Ndryshe, ky është një prej shumë rasteve, që paraqiten kur meshkujt hedhin acid tek femrat, për arsye të ndryshme, njëra prej tyre, pse nuk u pëlqen se si kanë veshur, apo si e kanë vendosur mbulesën.

XS
SM
MD
LG