Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e mishit nga BE


Ilustrim

Ilustrim

Agjencioni për vëzhgim të bujqësisë në Rusi, thonë se nga 21 tetori, do të ndalojnë importin e shumë llojeve të mishit, produkte të Bashkimit Evropian, duke u arsyetuar me çështje sigurie.

Produktet e ndaluara nga BE përfshijnë mishin e derrit, pulës, viçit dhe rropullit, njoftojnë autoritetet e agjencionit vëzhgues, të cilët thonë se në këto produkte janë gjetur substanca të dëmshme.

“Janë thyer rregullat e sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë, Alexei Alekseyenko.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigjje për pjesëmarrjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Në fillim të këtij viti, Rusia ka njoftuar që do të bojkotojë disa produkte ushqimore që vijnë nga SHBA dhe BE.

XS
SM
MD
LG