Ndërlidhjet

I dyshuari për sulm ndaj ambasadës së SHBA-së, mohon akuzat

Chris Stevens, ambasadori amerikan, që u vra në Benghazi, nga një sulm i militantëve.

Militanti i Libisë, ka thënë se është i pafajshëm, duke mos i pranuar akuzat ndaj tij, të cilin e ngarkojnë për sulm në Benghazi në vitin 2012, me çrast patën vdekur katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadori i SHBA-së, Chris Stevens.

I akuzuari, Ahmed Abu Khattala, 43 vjeçar, është paraqitur në gjykatë me avokatin e tij, ndaj të cilit pritet që të vendoset dënimi, brenda një afati jo të gjatë.

Janë 18 anëtarët e jurisë, që do të vendosin nëse Abu Khattala mund të dënohet me vdekje, në rast se shpallet fajtor.

Seanca e radhës e tij, është caktuar më 9 dhjetor.

Avokati i tij, ka thënë se qeveria ka dështuar për të argumentuar me fakte që sulmuesi ka qenë

Militanti i Libisë, ka thënë se është i pafajshëm, duke mos i pranuar akuzat ndaj tij, të cilin e ngarkojnë për sulm në Benghazi në vitin 2012, me çrast patën vdekur katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadori i SHBA-së, Chris Stevens.

I akuzuari, Ahmed Abu Khattala, 43 vjeçar, është paraqitur në gjykatë me avokatin e tij, ndaj të cilit pritet që të vendoset dënimi, brenda një afati jo të gjatë.

Janë 18 anëtarët e jurisë, që do të vendosin nëse Abu Khattala mund të dënohet me vdekje, në rast se shpallet fajtor.

Seanca e radhës e tij, është caktuar më 9 dhjetor.

Avokati i tij, ka thënë se qeveria ka dështuar për të argumentuar me fakte që sulmuesi ka qenë Abu Khattala.

Por atë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i qeverisë amerikane, ndihmës avokati Michael DiLorenzo, i cili ka thënë se qeveria e SHBA-së, deri më tani i ka dorëzuar 150 video ingjizime, dhe 4,000 faqe dokumente, mbi këtë çështje.

Abu Khattala, është militanti i parë që po gjykohet për sulmin e vitit 2012 në ambasadën e SHBA-së, në Benghazi.

XS
SM
MD
LG