Ndërlidhjet

logo-print

Atletit Pistorius, i caktohet dënimi të martën


Atleti, Oscar Pistorius

Atleti, Oscar Pistorius

Të martën, gjyqtari do të shpall dënimin ndaj atletit Oscar Pistorius, për vrasjen e të dashurës së tij.

Muajin e kaluar, atleti afrikano-jugor, Pistorius, me dy këmbë të amputuara, është gjendur i fajshëm për vrasjen e të së dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp, në shtëpinë e tij në Pretoria në shkurt 2013.

Pistorius, ka pranuar se e ka vrarë atë, por ka thënë se e ka ngatërruar me një hajdut.

Ndryshe, gjyqi ndaj tij ka rinisur në qershor të këtij viti pas një ndërprerje prej disa javësh, meqë gjykatësi pati urdhëruar që Pistorious të kalojë një kohë nën vëzhgim psikiatrik.

Në seancën e kaluar para disa ditësh, terapisti i tij, i thirrur si dëshmitar nga pala mbrojtëse, ka thënë se Pistorius po e vuan shumë vdekjen e të dashurës.

"Disa nga seancat e tij, kanë kaluar vetëm duke qarë dhe unë duke e mbajtur atë”, ka thënë terapisti i tij, Lore Hartzenberg.

XS
SM
MD
LG