Ndërlidhjet

logo-print

OKB shfaq dyshime për programet bërthamore të Iranit


Plantacioni bërthamor në Iran

Plantacioni bërthamor në Iran

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Irani ka ende punë për të treguar transparencë në hapat e saj të programeve bërthamore, dhe të dëshmojë nëse ato kanë qëllime civile.

“Nuk mund të arrijë në përfundim se të gjitha materialet bërthamore në Iran, kanë aktivitete paqësore”, ka thënë të hënën në Vjenë, kreu i agjencisë Yukiya Amano.

Tash sa kohë, gjashtë fuqi botërore, SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania kanë filluar bisedimet me autoritetet iraniane, që kjo e fundit të ndërpres zhvillimin e programeve bërthamore.

Irani zyrtarë, çdo herë ka thënë se programet e saj nuk kanë tjetër qëllim pos paqësor, gjë që po besohet nga OKB.

Ndryshe, një marrëveshje mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore lidhur me këtë, pritet të arrihet më së largu deri në fund të nëntorit.

XS
SM
MD
LG