Ndërlidhjet

SHBA mirëpret vendimin e Turqisë për të ndihmuar kurdët


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar vendimin e Turqisë për të lejuar kurdët e Irakut që të përdorin Turqinë si tranzit, për të hyrë në Kobani të Sirisë, ku lufta vazhdon të jetë e ashpër.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar më 20 tetor se Ankara do të lejojë kurdët e Irakut, që përmes Turqisë të depërtojnë në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje, që po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS).

“Ne mirëpresim një vendim të tillë nga ana e Turqisë”, ka thënë të hënën, zëvendës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Marie Harf.

Më 19 tetor, ushtria amerikane ka përmes ajrit ka furnizuar kurdët në Kobani me armë e municione të tjera, për të luftuar IS.

Në ndërkohë, Qendra Komanduese, ka bërë të ditur se forcat amerikane më 19 dhe 20 tetor kanë zhvilluar gjashtë sulme ajrore kundër kundër IS në Kobani.

Po ashtu janë ndërmarrë sulme të tjera afër Irakut, në Fallujah and Bayji.

XS
SM
MD
LG