Ndërlidhjet

Abadi viziton Iranin, për të biseduar rreth IS


Pamje nga arritja e Kryeministrit irakian Haidar al-Abadi në Tehran të Iranit.
Pamje nga arritja e Kryeministrit irakian Haidar al-Abadi në Tehran të Iranit.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka arritur në Tehran, vizitë kjo e parë e tij në Iran prej se ka marrë këtë post.

Ai ka arritur në Tehranë në mesnatën e të hënës, ku qëllimi i vizitës është që të diskutojë për militantët e Shtetit Islamik (IS), ku do të takohet me zyrtarë të Iranit, përfshirë edhe Presidentin Hassan Rohani.

“Ky takim ka për qëllim bashkimin e forcave të rajonit dhe të botës për të ndihmuar Irakun në luftën e saj kundër terroristëve të Shtetit Islamik”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Presidentit të Irakut.

Kjo zyre po ashtu njofton se ndër tjerash takimi ka për qëllim edhe të bisedojë për bashkëpunimin mes dy vendeve, në fushën e energjisë dhe ndërtimit.

XS
SM
MD
LG