Ndërlidhjet

Propozimi i Putinit për ndarjen e Ukrainës


Radoslaw Sikorski, kryetar i Parlamentit polak.

Radoslaw Sikorski, kryetar i Parlamentit polak.

Kryetari i parlamentit polak Radoslaw Sikorski ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2008 i ka propozuar kryeministrit të atëhershëm të Polonisë, që të ndajnë Ukrainën mes tyre.

Sikorski, i cili deri në shtator shërbeu si Ministër i Jashtëm, i ka thënë uebfaqës amerikane të lajmeve "Politiko" se këtë propozim Putin e ka bërë gjatë vizitës së kryeministrit Donald Tusk në Moskë, në vitin 2008.

“Putin ka kërkuar që në të bëhemi pjesëmarrës në ndarjen e Ukrainës. Kjo ishte njëra prej gjërave të para që Putin i ka thënë kryeministrit të Polonisë, kur ai e ka vizituar Moskën”, citohet të ketë thënë Sikorski për ‘Politiko’.

Sipas Sikorskit, i cili po në atë vizitë ishte së bashku me Tusk, Polonia nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Pas aneksimit të Krimesë në muajin mars nga ana e Rusisë, kryetari i parlamentit rus Vladimir Zhirinovsky u ka dërguar letër qeverive të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë, duke u propozuaar atyre një ndarje të përbashkët të vendit.

XS
SM
MD
LG