Ndërlidhjet

Vdes kreu i kompanisë më të madhe investuese në Rusi


Christophe de Margerie, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të naftës dhe gazit 'Total SA'
Christophe de Margerie, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të naftës dhe gazit 'Total SA'

Shefi ekzekutiv i naftës gjigante të Francës, Christophe de Margerie ka vdekur pasi që avioni i korporatës së tij është përplasur me një makinë për heqjen e borës, në aeroportin e Moskës.

Zyrtarët kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në mesnatën e të hënës, ku bashkë me Margerie kanë vdekur edhe tre francezë të tjerë që ishin në bord.

Sipas hulumtimeve të Komitetit rus, thuhet se operuesi i makinerisë së borës, ka qenë në ‘gjendje të dehur’.

Avioni, i cili ishte nisur për në Francë, është përplasur me makinën e heqjes së borës, derisa po ngritej nga pista.

Margerie, 63 vjeç, ka qenë shef ekzekutiv i firmës franceze të naftës e gazit, ‘Total Sa’ nga viti 2007, e rënditur në mesin e pesë kompanive më të mëdha në botë.

Kjo kompani franceze, është ndër investitorët më të mëdhenjë të huaj në Rusi.

XS
SM
MD
LG